Geri Ballo, shqiptarja që kandidon me PD-në italiane për Parlamentin Evropian

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Mos qëndroni gjatë gjithë ditës në mediat sociale, u themi zakonisht fëmijëve. T’i a tregosh këtë Ministrit të Brendshëm është me të vërtetë poshtëruese”. Natyrisht, Geri Ballo i pëlqen sfidat. Në moshën 34 vjeçe ajo është kandidate për zgjedhjet në Parlamentin Evropian në Jug (të Italisë) me Partinë Demokratike dhe ka zgjedhur një kundërshtar me shumë peshë: Matteo Salvinin. “Kur më pyesin, them se po kandidoj kundër Salvinit sepse i pëkasim poleve të kundërta. Historia ime është shëmbulli se gjërat nuk janë siç i thotë Ai”, shpjegon menjëherë ajo.

Geri Ballo ka lindur në Tiranë. E diplomuar në Torino me një diplomë Master, ajo ka punuar në fushën e diplomacisë dhe merret me integrimin, minoritetet dhe Jugun. “Në Itali mbërrita në fund të viteve ’90, isha 11 vjeçe – tregon për Adnkronos – Lega Nord bënte manifestime ku kriminalizoheshin shqiptarët dhe kjo më lëndoi. Nuk kam për ta harruar. Më pas erdhi rradha e rumunëve, pastaj e romëve, tani e afrikanëve. Fillimisht, në origjinë, ishin jugorët (e Italisë). Ndërsa tani janë kundër grave dhe çdo lloj pakice “.

Gjatë viteve kur jetoi me gjyshërit e saj në Shqipëri, ajo pati një takim që e shënoi përgjithmonë: “Me Nënë Terezën, e pashë disa herë, një burim frymëzimi i pabesueshëm – kujton ajo – Gjyshja, shumë katolike, shkonte në kishë duke u fshehur, për shkak se regjimi nuk e  lejonte. Më vonë ju përkushtua vullnetarizmit dhe Nënë Tereza erdhi shumë herë për t’i vizituar. Unë isha fëmija që e priste në aeroport me lule në duar”.

Pas mbërritjes në Itali, Geri u ribashkua me nënën e saj, e cila kishte emigruar pesë vite më parë në kërkim të punës, duke e lënë atë në kujdesin e gjyshërive të saj. “Ata që bëhen italian hap pas hapi, dhe unë jam bërë prej disa vitesh, kanë një vetëdije më të thellë për të drejtat dhe detyrat. Unë këto të drejta i kam fituar dhe për këtë shpreh një ndjenjë mirënjohjeje ndaj kulturës italiane dhe evropiane”.

Me këto premisa, Geri Ballo nuk vonoi për t’I dhënë kuptimin  angazhimit të saj në zgjedhjet evropiane: “Unë kandidoj për të treguar një histori tjetër, e cila në vetvete është historia  e Jugut, kulturave që përzihen dhe që pasurohen. Dhe ëhtë historia e kulturës së Jugut që flet kundër Salvinit, është historia e Jugut që duhet të tregohet drejtë”. Si simbol të betejave të saj, Ballo zgjodhi Arbereshët, komunitetin italo-shqiptar të pranishëm mbi të gjitha në Kalabri. “Ata janë një shembull i përsosur i integrimit. Për këtë foli edhe presidenti Mattarella, kur  ishte në San Demetrio Corone: historia e tyre është një mozaik i bukur në historinë e Italisë. Në Itali ata gjetën hapësirë dhe të drejta dhe bënë historinë e këtij Vendi, ata kontribuan në “Risorgimento dhe Unita”, ata ishin mes Mijrave.  Antonio Gramshi kishte origjinë Arbereshe, ashtu si Costantino Mortati, të cilët dhanë një kontribut me diversitetin e tyre, në frymën e plotë evropiane “.

Shtylla tjetër e kandidaturës së Geri Ballos është vetë Evropa, për të cilën ka gjurmë të dukshme në biografinë e saj: Përveç specializimeve në Politikat Evropiane, për 6 vjet ajo ndoqi karrierën diplomatike në Ambasadën Shqiptare në Itali. “Të ndihesh evropian është bukur, unë vij nga një Vend që ishte nën një regjim të egër deri afër 30 vite më pare. E kam të qartë se çfarë do të thotë të qëndrosh prapa mureve. Evropa si ideal është shumëçka dhe nuk mund ta mohosh. Përkundrazi! Duhet ti kthehemi ëndrrave si ato evropiane, në mënyrë që të mos biem në cinizmin e keq që përfaqëson Salvini “.

Ndër propozimet që kandidatja e re prezanton në këto javë të fushatës zgjedhore në të gjithë Jugun, njëra ka të bëjë pikërisht me marrëdhëniet midis Evropës dhe Jugut: Të rimarrë fondet që nuk përdoren nga Italia për t’i përdorur ato pë të rinjtë e Jugut përmes krijimit të një rrjeti operacional me qendër në Bruksel dhe që lidhet drejtpërdrejtë me autoritetet lokale. Ballo nuk është anëtare e PD-së, por, siç shpjegon ajo: “Unë përkraha menjëherë programin e reformave të PD-së në nivel evropian, luftën për një shtyllë sociale Evropiane, për barazi dhe mirëqenie. Ideja e luftës kundër sovranitetit dhe shtrembërimeve nacionaliste të atyre që duan të ndërtojnë mure është shumë e rëndësishme. Nuk mund ta pranojmë”.

Zjarr Tv Ad