Gërryen shtratin e lumit Mat dhe morën zhavorrin, pranga 2 personave dhe gjobë nga 2 mln lekë

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me IKMT-në ka vijuar operacionet kundër krimeve mjedisore.

Dy persona kanë rënë në pranga pasi janë kapur duke gërryer shtratin e lumit Mat dhe duke marrë zhavorrin.

”Si rezultat i kontrollit u kap në flagrancë dhe u procedua penalisht shtetasi L. M., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi në Fushë Milot, Kurbin, në shtratin e lumit Mat, u kap duke gërryer,  duke grumbulluar dhe duke marrë zhavorr. Po gjatë kontrollit u kap dhe u procedua penalisht shtetasi B. A., 55 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi në Fushë Milot, Kurbin, në shtratin e lumit Mat, u kap duke gërryer, duke grumbulluar dhe duke marrë zhavorr”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ana e IKMT-së, të dy këta shtetas janë gjobitur me masë administrative 2 milionë lekë të reja secili.

Zjarr Tv Ad