Gërryenin në shtratin e lumit Vjosa për të marrë inerte, arrestohet 1 person në Fier, në kërkim 1 tjetër

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka arrestuar 1 person në Fier dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen për veprat penale “Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtuara mjedisore” dhe “Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm tregëtar”.

Ertjol Lamaj, 25 vjeç, banues në Adë, Fier, është kapur në flagrancë duke gërryer me fadrom në shtratin e lumit Vjosa për të marrë inerte dhe është arrestuar, ndërsa në kërkim është shpallur Antuel Agaj, 46 vjeç, banues në Hekal, Mallakastër, pronar i kamionit që transportonte inertet.

Njoftim i Policisë:

Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Vijon operacioni policor i koduar “Vjosa e pastër”.

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht një tjetër për veprat penale “Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtuara mjedisore” dhe “Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm tregëtar”.

Sekuestrohen një fadromë dhe dy kamion që shërbenin për të gërryer dhe për të marrë inerte zhavorr në shtratin e lumit Vjosa.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, gjatë kontrolleve të vazhdueshme përgjatë shtratit të lumit Vjosa, falë dhe informacioneve të qytetarëve, në vijim të operacionit policor të koduar “Vjosa e pastër” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

  1. L., 25 vjeç, banues në Adë, Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. A., 46 vjeç, banues në Hekal, Mallakastër.

Shtetasi E. L. është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Mollaj”, në shtratin e lumit Vjosa, duke gërryer dhe marrë inerte me kamionë, ndërsa shtetasi A. A., pronari i kamionit, u shpall në kërkim.

Nga shërbimet e Policisë u sekuestrimi i një fadromi dhe i dy kamionëve që shërbenin për marrjen e inerteve.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Zjarr Tv Ad