Gerti Bogdani jep dorëheqjen nga sekretar i marrëdhënieve me jashtë të PD, ja kush e synon postin

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gerti Bogdani, sekretari i marrëdhënieve me jashtë të PD ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni, edhe pse mandati kishte përfunduar, Basha i kishte besuar postin deri në hapjen e garës së brëndshme.

Kandidatët për këtë post janë të shumtë, duke pasur parasysh ish ministrat e jashtëm, megjithatë mund të surprizat mund të vinë edhe nga këshilli kombëtar i PD, ku nuk mungojnë talentet.

Postimi i Bogdanit

Te dashur miq,

Ne radhe te pare deshiroj te ndaj me ju dhe te shpreh mirenjohjen time ndaj Liderit Historik te Partise Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, per besimin qe me dha ne vitin 2007 ne pozicionin e Sekretarit te Marredhenieve me Jashte te Partise Demokratike. Se dyti, deshiroj te falenderoj kryetarin aktual te Partise Demokratike, Z. Basha, per besimin e dhene ne vazhdimin e kesaj detyre pas ndryshimeve ne Partine Demokratike ne vitin 2013.

Nder vite kam patur privilegjin te perçoj zerin e çdo shqiptari, ne institucionet me te rendesishme te demokracise boterore, ne kontakt me personalitete te shquara dhe politikane, qe nga Kongresi e Senati i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Parlamenti Europian, Bundestagu Gjerman, etj, per mbeshtetjen e Shqiperise ne hapat e metejshem te integrimit europian dhe njohjen e Kosoves.

Ne kete kuader, ndjehem i privilegjuar qe detyra dhe objektivi i pare ne kete pozicion, mbrojtja e aplikimit te LDK-se se Kosoves dhe Ibrahim Rugoves, per anetaresim ne Partite Popullore Europiane u kurorezua me sukses. Gjithashtu besoj se puna e palodhshme dhe kontributi modest bene te mundur anetaresimin per here te pare te PD ne Bashkimin Nderkombetar Demokrat, IDU, ne Qershor te vitit 2008.

Me pas, puna paralele per ringritjen e FRPD dhe faktorizimin e saj ne Shqiperi por edhe ne arenen nderkombetare per here te pare, ne vitin 2014, bene te mundur qe si Kryetar i FRPD, te zgjidhesha President i Bashkimit Nderkombetar i te Rinjve Demokrate, IYDU, per dy vite me radhe. Dhe jo vetem, ne bashkepunim te ngushte dhe te frytshem me YEPP, IYDU, EDS dhe DEMYC realizuam ne Shqiperi disa Kongrese Rinore Boterore ku ftuam dhe prezantuam me Shqiperine mbi 600 lidera te rinj nga çdo kend e kontinent i botes.

Gjithashtu, jam besimplote se puna e vazhdueshme me EPP dhe dhenia e statusit te anetarit me te drejte vote te PD ne Partite Popullore Europiane ne vitin 2015, i ka dhene forces sone politike nje pozicion dhe rol edhe me te rendesishem ne kete familje te madhe politike Europiane.

Te dashur miq,

Une besoj se marredheniet me jashte dhe diplomacia e suksesshme nuk jane dhe nuk mund te jene thjeshte burokraci, por nje nderveprim i vazhdueshem per ngritjen e urave te komunikimit dhe forcimit te miqesive, si institucionale, ashtu dhe personale. Ndaj, deshiroj te shpreh nje mirenjohje te thelle per te gjithe ata kolege dhe miq te vyer me te cilet kemi bashkepunuar ne keto vite, qe nga vendet me demokraci te konsoliduara e deri tek ato me demokraci shume te brishta.

Sikunder deri me sot, jo thjeshte per shkak te detyres, por mbi te gjitha per shkak te vokacionit dhe parimeve personale, do te vazhdoj te kontriboj per avancimin e imazhit te Shqiperise dhe forcimit te rolit te saj jo vetem ne Rajon, por edhe me gjere. Jam i lumtur dhe i nderuar qe kam mundesine ta bej kete gje permes nje rrjeti fantastik miqsh nderkombetare – nga Washingtoni e deri ne Bruksel – me te cilet kam patur privilegjin te bashkepunoj nder vite. Miq te cilet nder vite, ne kohe prosperiteti dhe ne kohe te veshtira kane vizituar Shqiperine, e kane patur ne zemer dhe e kane ndihmuar per te perballuar dhe tejkaluar e sfidat me te cilat eshte hasur demokracia e brishte shqiptare.

Si rezultat i nje kohe te gjate ne kete pozicion, besoj ka ardhur koha per te pranuar sfida dhe angazhime te reja, per te vazhduar te jap kontributin tim per forcimin e metejshem te Partise Demokratike. Ju garantoj ju dhe çdo anetar te Partise Demokratike qe angazhimi dhe perkushtimi ne keto sfida te reja, do te jete gjithmone maksimal dhe gjithmone duke ruajtur parimin se te drejtat, mireqenia dhe shpresa e munguar, jo vetem e çdo demokrati, por mbi te gjitha e çdo qytetari te ndershem shqipetar, do te jete ylli polar i punes sime. Ndaj, ne kete kuader i kam kerkuar kryetarit te Partise Demokratike te pranoje doreheqjen time nga pozicioni i Sekretarit te Marredhenieve me Jashte te Partise Demokratike.

Puna ime do te vijoje çdo dite brenda dhe jashte Shqiperise dhe zeri im do te jete zeri i çdo shqiptari qe kerkon demokraci, vlera, drejtesi dhe mbi te gjitha shprese per nje Shqiperi, qe sot ka nevoje per shprese me shume se çdo here tjeter!

Zjarr Tv Ad