Gëzim Tushi: Kriminelët bëjnë testime të sakta për të matur fuqinë e shtetit

0
177
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sociologu Gëzim Tushi, ka folur për rritjen e kriminalitetit dhe përhpajen në të gjithë shoqërinë shqiptare.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se rritja e kriminalitetit dhe organizimi i sofistikuar i krimit, ka rrezik të bëhet e papërballueshme dhe të nxisë largimin e mëtejshëm të njerëzve nga vendi.

“Bota e krimit jo vetëm po organizohet dhe strukturohet, por nëse vijon ky ritëm, ka rrezik të bëhet i papërballueshëm.

Sot në botë ka një diskutim të madh me njeriun e sotëm, që thonë janë të metat e species. Tre të meta janë, shkelja e ligjit, korrupsioni dhe krimi. Kriminelët jo vetëm po organizohen, por po krijojnë një lloj pushteti.

Ne 30 vjet më parë, raportet e shoqërisë dhe shtetit me krimin, kanë qenë diktatoriale. Ishte shtet kriminal që i thyente dhëmbët krimit ordiner. Dolëm pastaj me një njeri të frikur. Kriminaliteti i zgjeruar, duket sikur është shpërdorim i lirisë.

Kam përshtypjen që ka edhe arsye të tjera. Ka një indiferencë publike. Lufta e kriminelëve është të heqim dorë nga denoncimi dhe përballja. Kërkohet edhe reagim qytetar, për të denoncuar që nga krimi i vogël i lagjes deri te krimi i sofistikuar.

Kriminelët bëjnë testime të sakta për të matur fuqinë e shtetit, indiferencën dhe luftën me gjasme, apo idenë “të hanë kokat e njëri tjetrit”.

Nëse do të lëmë që problemet të zgjidhen mes bandave, atëherë kriminaliteti i shoqërisë është i plotë.

Ky kriminalitet që buron në shoqërinë shqiptare, nuk është rastësor. Nuk është e vërtetë që ne jemi spital psikiatrik me të çmendur, por janë rrethanat”, tha sociologu.

Zjarr Tv Ad