Gëzuar Ditëlindjen Teatri Kombëtar Eksperimental. SHEKULLOFSH!

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes krahëve të një shelgu pamë Hënën që shkroi mbi lumë: Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ishte 20 mars 2014. Thonë që kur mbush shtatë vjet bashkë, bëhesh një familje.
Familja jone ishte dhe është e ngrohte. Zogjtë e saj dhe Hëna flokëlëshuar rendin nëpër skena që me sqepat e tyre bukur i ngritën.
Sot dora e elegante e Hënes duke na përkedhelur supet do të na kendoj këngën e ditëlindjes, se këto shtatë vite ne kemi bërë udhën e Hënës.
Bëmë gjëra te jashtëzakonshme. Krijuam pa buxhete zyrtare 4 salla të reja, të mesme dhe të vogla, sepse ne gjithe botën pjesa më e shqetësuar e krijimit modern teatror zhvillohet në këto lloj sallash.
Ne shtatë vjet harritëm te bënim 2100 shfaqie ngado nëpër Shqipëri, realizuam mbi 100 premiera. Qindra krijues dhe interpretues,kryesisht të rinj, punuan në TKE. Vetëm regjisor të huaj ishin 12, shumica e të cileve të klasit të lartë, duke bërë që emri i TKE të dëgjohet e të shkruhet nëpër botë edhe kur ne të mos jemi më mbi dhe.
Ngritëm një
nga krenaritë tona, teatrin e fëmijëve, krijuam Teatrin e adoleshentëve, ngritëm Teatrin e Universitetit të Arteve ku dhjetëra petagogë e studentë luanin sëbashku në skenat e TKE. Hapëm dyert si rrallëherë per skenën e pavarur. Botuam libra luksozë te domosdoshëm nga mendimi botëror për teatrin. Dhe ajo që na bën krenarë jo vetëm në Shqipëri por deri perpara Zotit, krijuesit të Teatrit, është shndërrimi i Teatrit Kombetar nga ambiente me një salle në QYTEZEN TEATRORE TE TEATROVE KOMBETARE ME 6 SALLA. Ndërkohë kishim projektuar dhe të shtatën.
Krenohemi me ngritjen e shkollës eksperimentale të teatrit ne të cilën mësohet duke krijuar. Madje nuk është shkollë që e paguan, por qe të paguan. Në këto shtatë vjet treguam se artisti duhet të jete i guximshëm.Jemi të lumtur që bëjmë punën që duam. Jemi te lumtur që ndihmuam në zhvillimin e teatrit në vendin tonë dhe krijuam elitën e re teatrore. Është e vërtetë që teatri ne Shqipëri është në krizë, por është po kaq e vërtet se ne kemi sot individualitete artistike me të fortë se më parë. Bëmë zgjedhje të guximëshme të repertorit. I qëndruam larg politikes se shëmtuar duke qëndruar ne trotuarin përballë. Treguam se skena politike nuk e ka fuqinë e skenës së teatrit. Politikanët na kanë zili ne, jo ne politikanet. Luftuam si teatër lider dhe mbetëm lider. Ecëm përpara dhe nuk u grindëm duke thënë “nuk kemi lekë”.
Natyrisht nuk e shpëtuam dot komunitetin teatror nga lufta me vetveten.
Por nuk do mposhtemi nga kjo. Perandoria e ftohtë e dimrit nuk do të na ngrije dot. Drita e Hënës do të na e ngrohë shpirtin. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën.
Gëzuar Ditëlindjen Teatri Kombëtar Eksperimental. SHEKULLOFSH!

Zjarr Tv Ad