Gigi Hadid nderohet me çmimin ‘Power of Women’: Bëhuni zëri dikujt

0
2

Gigi Hadid u nderua me çmimin Power of Women nga Variety të premten.

Supermodelja 23-vjeçare është vlerësuar për punën e saj si bamirëse gjatë viteve të fundit si ambasadore e UNICEF-it.

Ylli i pasarelave shfrytëzoi  famën e saj për të promovuar dhe frymëzuar për një botë më të mirë.

“Po, ne mund të bëjmë bamirësi. Ne mund ti ndihmojmë ata. Çdo donacion shpëton jetë dhe ndihmon njerëzit. Janë qenie njerëzore po ashtu si ne,”-tha Gigi. “Bëhuni zë për dikë, mbështesni dikë, inkurajoni dikë, tregoni dikujt se si ata ju frymëzojnë.”