“Gishti i Kryeministrit”/ Erion Dasho: “Mjerim…ngritja e gishtit tregues përbën një gjest kërcënues ”

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho ka reaguar në lidhje me një gjest të bërë një ditë më parë, nga kryeministri Edi Rama me Nënë Lizën, e cila proteston kundër shembjes së banesave në zonën e 5 Majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Dasho shkruan se ngritja e gishtit tregues përbën një gjest kërcënues dhe fyes.

“Në etikën e komunikimit, ngritja e gishtit tregues përbën një gjest kërcënues. Në çdo vend të botës një kryeministër që bën një gjest të tillë (aq më tepër me një të moshuar) do të kishte përfunduar në fokusin e cunamit të opinionit publik.

Veç jo Edi Rama dhe jo në Shqipëri! Këtu njerëzit kërcënohen, fyhen dhe tallen nga kryeministri i tyre dhe e votojnë atë sërish dhe sërish. Mjerim…”-shkruan Erion Dasho.

Zjarr Tv Ad