Gj.K shpall vendimin që rrëzoi parlamentin/ Petrit Vasili: I kam vënë emrin ‘çmenduri’

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur këtë të martë vendimin e plotë që la në detyrë presidentin Ilir Meta dhe rrëzoi votimin e Kuvendit, ditët e fundit të legjislaturës së kaluar.

Në vendimin e marrë më 16 shkurt 2022, trupa e gjyqtarëve nuk gjeti shkelje kushtetuese nga kreu i shtetit, për deklaratat e tij para zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas vendimit, Meta do të vijojë ushtrimin e detyrës deri në përfundimin e mandatit të tij kushtetues, 24 korrik 2022.

Trupa e gjyqtarëve përbëhej nga Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sonila Bejtaj dhe Përparim Kalo

Në shqyrtim të kërkesës së Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi votimin.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar të gjitha pretendimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe mazhorancës socialiste ndaj Metës për shkelje të rënda kushtetuese.

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, për të folur më shumë në lidhje me këtë temë ishte Petrit Vasili, deputet i LSI.

“Ky vendim kishte një rëndësi vetëm në një pikëpamje të caktuar. Që i dha një goditje shumë të rëndë një presidenti, atakut më të rëndë që mund të jepte funkisonimit normal të pavarur të isnturucioneve.

Në pikëpamje të disa elementëe të tjera si pranimi i procedurës si një procedurë në njëfarë mënyrë të pranueshme, nuk është lajm i mirë për parlamentarizmin shqiptar pasi edhe njeriu më larg kësaj çështje e kupton që një parlament tashmë i shpërndarë përmbushte vetëm një çmenduri të Edi Ramës, dhe gjithë ky institucion vihej në funksion për të përmbushur teka , paranoja apo unë i kam vënë emrin çmeduri është vërtet e shëmtuar në çdo pikëpmaje . Dhe gjërat që rodhën deri në minutën e fundit, ku parlamenti përpiqej të manipulonte dhe të çonte dokumenta të falsifikuara që të falsifikonte këtë procedurë, unë prisja dhe më thënë të drejën jam i pafjalë, prisja që Gjykata Kushtetuese ta godiste në mënyrën më të rreptë për të dhënë dhe mesazhin që mënya si funksionon parlamenti dhe procedurat janë garanti i një standarti të fortë moral. u shpreh Vasili.

Zjarr Tv Ad