Gjanica, ndotet nga kompanitë e përpunimit të naftës

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Uji i lumit Gjanica po ndryshon ngjyrë çdo ditë për shkak të mbetjeve që derdhen aty nga kompanitë që nxjerrin e përpunojnë naftë. Këtë të premte uji ishte i zi, ndërsa  pak ditë më parë kishte ngjyrë të bardhë. E para tregon derdhje të hidrokarbureve, e dyta ujëra teknologjikë që përdoren në këtë industri. Në të gjithë rastet, ajo që mbizotëron është era mbytëse e mbetjeve toksike, pasojat e të cilës banorët i vuajnë me helme me gjak. Banorët thonë se problematika është e vazhdueshme, sidomos në këto kohë, kur kompanitë naftënxjerrësë po pastrojnë depozitat. Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit ka çuar për hetim dy kompani dhe ka gjobitur 5 të tjera si shkaktarë të ndotjes. Por masat administrative duket se nuk kanë dhënë efekt, ashtu siç nuk dihet asnjë nga hetimet e kërkuara për ndotësit e mëdhej të Gjanicës.

Zjarr Tv Ad