Gjashtë muaj nga djegia e “Notre Dame”

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

anë kaluar 6 muaj nga një incident ende i pazbardhur që do të digjte katedralen e Notrë-Damit në Paris. Autoritetet vijojnë punën për restaurimin e veprës monumentale, ndërkohë që heqja e strukturave të djegura pritet të zgjatet deri vitin e ardhshëm.

Ishte data 15 prill 2019 kur katedralja e famshme e “Notrë-Damit” në Paris do të shkrumbohej pjesërisht nga një zjarr aksidental.

6 muaj më vonë, ambicia e presidentit francez, Emanuel Makro, për ta restauruar kryeveprën arkitekturore brenda pesë viteve, ka pak të ngjarë të kënaqet.

Kryepeshkopi Patrik Shove tha të martën se prioritet tani mbetet heqja e strukturës së dëmtuar që publiku të vizitojë pa frikë sheshin përballë katedrales.

“Nuk duam të nxitojmë, as nuk duam të gabojmë, por as shumë nuk mund të presim nëse duam që katedralja të rezistojë. Mjafton një stuhi apo tornado për të shembur platformën e drunjtë e për pasojë edhe vetë ndërtesën,” u shpreh kleriku i katedrales.

Autoritetet ndërkohë vijojnë diagnostimin e dëmeve dhe nuk kanë arritur të zbardhin shkaqet e zjarrit.

Restaurimet e deritanishme i kanë kushtuar qeverisë 37 milionë euro, ndërsa nga donacionet nga e gjithë bota është mbledhur një total prej 920 milionë euro.

Një e dhjeta e shumës pritet të shkojë vetëm për ruajtjen e monumentit historik.

Reliktet që i shpëtuan flakëve kanë nisur të ekspozohen ndërkaq nga Ministria franceze e Kulturës.

Simboli më emblematik i mbijetesës së Notrë-Damit mbetet skulptura e një gjeli në bakër i shkëputur nga maja 96 metra e lartë e katedrales një ditë pas zjarrit të 15 prillit.

Zjarr Tv Ad