Në 24 orët e fundit, në Kosovë gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar 145 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.Këto shifra dalin nga testimi i 562 mostrave më 17 korrik – njëherësh numri më i madh i testimeve të kryera brenda një dite, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars.Në një konferencë për media të mbajtur në qytetin e Vushtrrisë , drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, tha se situata epidemiologjike është duke u përmirësuar gradualisht.“Situata epidemiologjike ditëve të fundit është në rënie e sipër në një rënie graduale, por të sigurt duke iu falënderuar masat të cilat janë marrë nga të gjitha institucionet shëndetësore duke filluar nga MSH, e deri tek organet ekzekutive në terren, inspektoratet e të gjitha drejtimeve dhe policisë”, tha Ramadani.Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, që zhvilloi vizitë në Vushtrri, ku spitali i këtij qyteti është shndërruar në spital për të sëmurët me COVID-19 tha se ditët në vijim ky spital do të përforohet edhe më tej me kuadro të reja shëndetësore.Spitali i Vushtrrisë me infrastrukturën e tij është vënë në funksion të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për trajtimin e rasteve COVID-19, ndërsa spitali i Mitrovicës do të jetë në funksion të qytetarëve të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe rajonit për për të gjitha sëmudjet tjera. Ne presim që personeli shëndetësor që këtyre ditëve është përforcuar me kuadro të reja dhe që do të përforcohet edhe me tej, do të japë maksimumin ndërsa ne do t’i mbështesim të gjithë që tia dalim për të ofruar shërbimet e duhura për të sëmurët me COVID-19 dhe sëmundje tjera”, tha Zemaj.Sipas të dhënave të prezantuara, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 5.617. gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 171 pacientë, duke çuar në 2.811 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.Ndërkaq, raste aktive vazhdojnë të jenë 2,676 raste. Ndërsa, numri i të vdekurve ka arritur në 130.Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi tha se në gjithë vendin po trajtohen 492 pacientë që janë me koronavirus ose dyshohen se janë të infektuar.Nga ky numër, 225 pacientë po trajtohen në klinikat e Qendrës Klinike Universitare dhe 275 të tjerë në spitalet rajonale.Sipas Krasniqit, 35 pacientë po ndihmohen nga respiratorët për të marrë frymë, 13 të tjerë janë të intubuar, gjë që sipas tij, bën që ata të konsiderohen se janë në gjendje kritike. Ndërkaq, 260 persona të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.
Gjashtë të vdekur dhe 145 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...