Partia Demokratike me anë të sekretarit të Ccështjeve Ligjore Cclirim Gjata ka deklaruar se Edi Rama nuk fiton dot zgjedhje pa krimin.
Sipas Gjatës, Rama e ka sfiduar hapur ambasadoren e SHBA-së, e cila me anë të një letre në datën 31 gusht, kërkoi që krerët e partive të shohin mirë kandidatët.
Statusi i plotë i Sekretarit për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata:
Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga bashkëpunimi me njerëzit e inkriminuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar për tu ndarë prej tyre. Shefi i Rilindjes u shfaq sot në Vlorë gjatë një përurimi në krah me ish-deputetin e larguar nga politika me vendim të KQZ si pjesëmarrës në organizata kriminale, Shkelqim Selami.
Duke u shfaqur krah Selamit, Rama sfidoi publikisht sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim e cila vetëm dy ditë më parë ju dërgoi një letër partive kryesore shqiptare, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në lidhje me pastërtinë e figurës se kandidatëve të tyren.
Një paralajmërim të tillë Ambasada Amerikane e ka bërë edhe më parë, por gjithmonë Edi Rama e ka injoruar, sepse ai e ka të qartë se pa mbështetjen e krimit të organizuar nuk fiton kurrë zgjedhjet. Edi Rama është peng i krimit dhe pa largimin e tij politika nuk mund të çlirohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.