Gjata: Gjykata duhet të regjistrojë statutin e ndryshuar më datë 11 dhjetor, nuk ka asnjë arsye të mos e bëj

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesit e degës së PD Shkodër kanë kyçur me dry selinë blu në këtë qytet.

Ndërkohë anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Çlirim Gjata në një intervistë për Ora News është shprehur se ky veprim është i turpshëm, ndërsa ka shtuar se ata kanë zbatuar urdhrin që ka ardhur nga lart duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Lulzim Bashën.

Ai shprehet ndër të tjera se zyrat janë të demokratëve, dhe vetëm këto të fundit e dinë se si të sillen me ambientet e tyre.

Çlirim Gjata: Na akuzuan se kishim mbyllur demokratët në kasafortë kur çuam listat për thirrjen e Kuvendit. Tani mbyllen me zinxhirë dyert e degëve të PD, sikur janë qeli burgjesh dhe jo degët e partisë që përmbysi komunizmin. Së pari do ju bëja thirrje miqve të mi që drejtojnë Partinë demokratike të Shkodrës, pasi këto veprime nuk shkojnë.

Po ata po zbatojnë një urdhër absurd, por mirë do ishte që ky urdhër të mos dëgjohej. Kjo vjen nga ish-drejtuesit e PD të cilët kanë humbur jo vetëm qetësinë por edhe ekuilibrin mendor. Zyrat janë të demokratëve dhe demokratët e dinë vetë si të sillen me ambientet e tyre. Ne nuk veprojmë si Basha që ka mbushur listat duke përjashtuar demokratë që guxojnë të marrin pjesë në Kuvend dhe që firmosin për shkarkimin e tij. Nuk i ndalon dot demokratët që të arrijnë qëllimin e tyre.

Ndërkohë në lidhje me statutin e 11 dhjetorit që është çuar në Gjykatë për t’u shqyrtuar, Gjata tha se nëse kjo e fundit nuk bën regjistrimin e statutit të ri të miratuar në Kuvendin Kombëtar, ka ndërhyrje politike.

Zjarr Tv Ad