Gjata: PD mbështet kthimin e ligjit nga presidenti, Ramës do të kapë të gjitha organet e drejtësisë

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një dalje për mediat, sekretari për çështjet Ligjore në PD u shpreh se Rama po mundohet të kapë Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se kthimi nga Presidenti i ligjit antikushtetues për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit publik nga interesat private korruptive të kryeministrit të vendit.

Çlirim GjataUzurpimi i Gjykatës Kushtetuese është një nga qëllimet e hershme të Edi Ramës për të kapur të gjitha organet e drejtësisë. I tillë është ligji antikushtetues që ndryshon procedurën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, në kundërshtim me Kushtetutën, detyrohen të bëjnë betimin me postier, përmes një deklarate me shkrim. Ky ligj që privatizon Gjykatën Kushtetuese nga Edi Rama, është kthyer nga Presidenti i Republikës, i cili, ka bërë aktin e duhur në mbrojtje të Kushtetutës së vendit. 

Partia Demokratike mbështet kthimin e këtij ligji, që i jep Edi Ramës kontrollin total të shtetit dhe shënon rënien e demokracisë dhe shtetit ligjor. Duke i rrëmbyer kompetencat Presidentit, kryeministri i zgjedhjeve të vjedhura me krimin kërkon të ketë kontroll mbi Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo do të shqyrtojë votimet moniste të 30 qershorit dhe aktet e tjera antikushtetuese që cenojnë rëndë lirinë e shprehjes, që përligjin vendimet e Edi Ramës pët t’u vjedhur pronat pronarëve të ligjshëm, ia heqin hetimin prokurorisë dhe ia japin narkopolicisë politike dhe bëjnë Edi Ramën pronarin de facto të Shqipërisë.

Akti i Presidentit është guri i fundit institucional në mbrojtje të parimit kushtetues të kontrollit dhe balancimit të pushteteve në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad