Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 49 shtetas

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit vijon në të gjithë territorin operacionin për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Në qarkun Vlorë, konkretisht në Sarandë konstatohet një rast i “Organizimit të palejuar të lojërave të fatit”, ku u procedua penalisht pronari i subjektit.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 49 shtetas, nga këta: 8 janë të arrestuar dhe 41 ndiqen në gjendje të lirë.

Në  Tiranë u bë ekzekutimi i urdhërit të ndalimit për  një 47-vjeçar në kërkim, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimi dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ; në qarkun Lezhë është ndaluar një 55-vjeçar në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kurbin, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, ”Falsifikimi i dokumenteve”  dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”; në qarkun Shkodër është ndaluar një 30-vjeçar në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Në PKK Rinas u ekstradua një 42-vjeçar në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 16 vjet dhe 8 muaj burg (mbetur dhe 3 vjet e 1 muaj burg), për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim”, “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Në fushën e narkotikëve në gjithë territorin janë evidentuar 4 raste të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, konkretisht; në qarkun Tiranë është evidentuar 1 rast ku është proceduar në gjendje të lirë autori; në qarkun Fier është evidentuar 1 rast ku është arrestuar autori; në qarkun Eblasan janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit, janë evidentuar 3 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje”, ku nga këto 2 raste në qarkun Tiranë dhe 1 rast në qarkun Vlorë.

Në të gjithë vendin janë plotësuar 3 kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, si dhe janë arrestuar në flagrancë tre shtetas për “Dhunë në familje”, konkretisht një shtetas në Tiranë, një shtetas në Cërrik dhe një shtetas në Malësi të Madhe.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë konstatuar 16 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në Korçë pas publikimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, është  proceduar  penalisht në gjendje të lirë, kontrollori i pikës së kolaudimit për veprën penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”.

Në Krujë, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë një  23 vjeçar, i cili u dërgua në spitalin “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë, ku më pas ndërroi jetë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 8 raste aksidentesh me të lënduar jashtë rrezikut për jetën, ku njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Janë evidentuar dhe proceduar  2 drejtues mjetesh ku 1 drejtues është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe tjetri është proceduar në gjendje të lirë.

Si pasojë e  temperatuarave të ulta  ka prezencë të akulllit në rrugët verilindore dhe për këtë  Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që të mos qarkullojnë pa vendosur zinxhirë, të moderojnë shpejtësinë jo vetëm në ato akse ku ka prezencë dëbore dhe akulli, të vendosin rripin e sigurimit dhe të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Nga ana e Policisë Kufitare janë proceduar penalisht 4 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.

 

Zjarr Tv Ad