Gjekmarkaj “dush të ftohtë” Bashës: I merrni vendimet vetëm me një grup të vogël! Berisha ditën e parë kishte 30 mbështetës, sot ka mijëra sepse doli bëri betejë, ndryshe nga ju

0
935
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Agron gjekmarkaj ka kritikuar ashpër kryedemokratin Lulzim Basha në mbledhjen e Kryesisë të zhvilluar ditën e sotme në selinë blu.

Ai është shprehur se e refuzon logjikën e kryedemokratit, pasi sipas tij Basha i merr vendimet vetëm me një grup të vogël dhe më pas i lexon në mbledhje. Gjekmarkaj ka folur edhe për Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, ku u shpreh se falë betëjës që zhvilloi
ish-kryeministri, arriti që ka 30 mbështetës në fillim, sot të kishte me mijëra, ndryshe nga Basha që e bëri betejën me pak dalje televizive.

“Kjo është një kryesi ideale! Një Kryesi ëndrrash. Këtu s’ka më debat, janë të gjithë në anën e kryetarit. Çdo lider do ia kishte zile kësaj dite. Tani le të kthehemi tek problemi, duam një parti për vete si kjo, ku te jemi ne në kryesi, deputet etj , një më të bashkuar, një PD të madhe apo edhe një më të madhe për të ardhur një ditë në pushtet.

Kryetar, ju keni eksperiencë politike të gjatë, shumë më të gjatë se unë, ndaj duhet tentuar çdo rrugë, çdo interes personal që kjo parti t’i shpëtojë goditjes! Unë kam mbajtur qëndrimet e mia e as pendohem për to, të njëjtat do mbaja përsëri dhe nëse s’ka rrugë tjetër dhe jemi të detyruar të shpëtojmë bërthamën pro-perëndimore të kësaj partie hajde ta shpëtojmë, të vetëdijshëm që po zvogëlohemi. Duhet të pyesim veten pse zunë vend tezat e foltores, pse u rrit ditë pas dite ajo lëvizje. Sali Berisha ditën e parë pati 30 mbështetës, sot mijëra, sepse ai doli bëri betejë. Ju e bëtë betejën në vazo, me pak dalje televizive!A mund të përgatitet një Kuvend në pak ditë për t’iu imponuar shoqërisë”, mësohet të ketë thënë Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad