Gazetari Armand Shkullaku thotë se demokratët që deri sot i kanë qëndruar pranë kryetarit Lulzim Bash, duhet ta dërgojnë Partinë Demokratike drejt zgjedhjeve, nëse “janë aty për ideale dhe jo për pazare”.
Shkullaku e quajti deputetin Agron Gjekmarkaj një “idiot të dobishëm” që e kuptoi shumë vonë situatën në PD. Gazetari tha në emisionin “Opinion”, se në këto zgjedhje të pjesshme vendore humbëse ishte edhe ambasada amerikane, pasi u përfshi duke kërkuar të mos votoheshin kandidatët e personave “non-grata”.
“Nëse në PD-në e vulës ka akoma njerëz që kanë hyrë për ideale dhe jo për pazare, ata që nesër duhet të marrin një vendim të çojnë PD-në drejt zgjedhjeve, drejt një procesi ku secili të votohet dhe të marrë mbështetjen.
Gjekmarkaj e kuptoi shumë vonë, këta janë idiotë të dobishëm. Përveç Bashës, ka humbur dhe ambasada amerikane, se vuri një bast shumë të fortë. Ambasadorja doli dhe tha mos votoni ata persona që janë non-grata”, u shpreh Shkullaku.