Gjekmarkaj, kthe ‘kredinë’!

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur dëgjova para ca javësh deputetin Agron Gjekmarkaj të përbetohej se do e braktiste PD-në në se fitonte Berisha me thënë të drejtën vura buzën në gaz.

Delir pas fitores së mandatit, mendova. Tani që e ka bërë refren të komunikimit të tij mediatik them se si shqiptar kam të drejtë ta pyes:

-O deputet, në se fiton Berisha do të thotë që në favor të ideve të tij ka votuar shumica e PD. Pra do të kryhet një proces demokratik. Ndaj sqaromë mua dhe gjithkënd, ti je kundër votimit apo je kundër Berishës? Largohesh nga PD se nuk do debat, a do largohesh nga që ‘Foltorja’ po bën për vete treçerekun e bazës së partisë?

Ky veprim pra, largimi i Gjekmarkajt nga grupi parlamentar i PD-së, më ngjason me veprimin e çartur të shokut tim Cale. Ai sa u bë drejtor bleu një shtëpi me kredi nga banka. Kur i erdhi sms që i kujtonte pagesën e këstit, ktheu i nxehur këtë përgjigje: ‘Mos më shqetësoni, nuk ju njoh fare’.

Të nesërmen sa u kthye nga puna te dera e shtëpisë pa shënimin: ‘Shtëpia shitet. Ankandi zhvillohet në dt… brenda mjediseve të bankës.’

Agron, në se fiton Berisha ti vrapo e largohu ku të të doja kokrra e qejfit.

Ama mos harro, kthe ‘shëpinë’, mandatin e deputetit pra, se atë e ka blerë anëtarësia e partisë me votat që të dha ty.

Pa kredinë e tyre sot do ishe në fakultet me maskë te goja. E provoi dhe Lali Eri vetëm me ‘MJAFT’ e u kacavirr deri te 1%. Ose të paktën sillu si Mark Marku.

Largohu nga Kuvendi dhe bëj analiza sa të lodhesh. Çdo natë dhe në çdo tv. Të siguroj që Batoni, apo Lenci nuk dinë më shumë se ti.

Zjarr Tv Ad