Gjekmarkaj kundër Bashës, Paloka: Uroj kjo frymë të mbizotërojë te grupi që mbështesin ish-kryetarin

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Edi Paloka, është shprehur se koalicioni “Shtëpia e Lirisë” tregoi se është forca e vërtetë në këtë vend.

Në një intervistë për Ora News, ai është shprehur se Shkodra, tregoi se mbetet bastioni më i fuqishëm i PD.

Edi Paloka: Shtëpia e Lirisë tregoi që është forca e vërtetë  në këtë vend. Shkodra tregoi se mbetet bastioni më i fuqishëm i PD. Kandidatët e Bashës, u bën pengesë për fitoren e PD. Demokratët dhe njëherë i dhanë besimin atyre që i shohin realisht si opozita e këtij vendi. Mendova se Basha do të bënte një sakrificë të vogël për ata që kanë sakrifikuar për të. Kushdo që Shqipëria të mos rrezikoj rikthimin në një regjim si ky i Edi Ramës, duhet ta braktis këtë njeri dhe të rikthehet te PD e vërtetë.

Sipas Palokës, Basha edhe kësaj radhe tregoi se është në shërbim të atyre që duan një opozitë të shkatërruar.

Edi Paloka: Fakti që Basha edhe pas këtij rezultati të humbjes, doli e deklaroi se nuk është në shërbim të atyre që duan një opozitë të shkatërruar.

Lulzim Basha e tregoi se sa mbështetje ka. Ju kërkoj të gjithë demokratëve,të kthehen dhe t’i japin forcën e tyre PD. Forca e parë opozitare jemi ne sepse forcë tjetër që mund mposht këtë pushtet nuk ka.

Ai komentoi edhe reagimin e deputetit Agron Gjekmarkaj, pas humbjes së Bashës, duke thënë se uron që një reagim të tillë të ketë edhe në mbledhjen që PD po zhvillon.

Edi Paloka: Më pëlqeu reagimi i Gjekmarkajt, të paktën ka reagim mes atyre janë pranë Bashës. E vlerësova reagimin e Gjekmarkajt, pavarësisht qëndrimeve që ka mbajtur gjatë gjithë kësaj kohe në krahë të Bashës. Uroj që kjo frymë të mbizotëroj në mbledhjen e grupit të Bashës.

Zjarr Tv Ad