Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se kusht për bashkimin ka qenë njohja e lidershipit të Sali Berishës. Në një intervistë për emisionin “Frontline” në News24, Gjekmarkaj u shpreh se Rama nuk mundet me statut. Sipas tij, ata nuk kanë përjashtuar primaret, por thekson se sondazhet duheshin që marzhi i gabimit të ishte i vogël.
“Është e drejta e Berishës të reagojë për ngjarjet që ka shqetësim, por mund të them që kur u hodh propozimi për bashkëpunim ka qenë lajm i mirë.
Ishim që të gjendej një formulë që anashkalonte konfliktin politik, diskursin politik që na ka ndarë. Nuk jemi ndarë për teka, ka qenë dhimbje që ka shkaktuar trauma.
Kemi pritur me durim që ë të tejkalohet por oferta që u bë ishte të ktheheshim në Statutin e 11 dhjetorit.
Në pikat e propozuara, pika 3 futet sistem pikëzimi, shmangeshin mosdakordësitë.
Nuk përjashtojmë votën e primareve, por sondazhet duheshin që marzhi i gabimit të ishte i vogël.
Primar u shfaq Statuti e njohja e lidershipit të Berishës, këto triumfuan përballë bashkimit për zgjedhjet lokale.
Rama nuk mundet me Statut i shërben një individi për qëllimet e tij sot ose në gjykatën nesër.
Një debatim me tone shpesh të larta.
Kush është kundër Bashkimit? Sali Berisha është kundër bashkimit. Pika nevralgjike është që ne të pranonim statutin e 11 dhjetorit. Duhet të eliminohet gjuha e urrejtjes”, tha ai.