Gjekmarkaj takohet në SHBA me drejtoreshën e “Open Gov Hub”: Së shpejti Nada Zohdy do të vizitojë Shqipërinë

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, njëherësh edhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ndodhet në SHBA në një vizitë disa ditore.

Ditën e sotme ai është takuar me Nada Zohdy, drejtoresha e organizatës”Open Gov Hub” e cila së fundmi ka hapur edhe një degë në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se Zohdy do të vijë së shpejti edhe në Shqipëri.

“Ditë të paharrueshme në Washington me mikpritesit e mi, tek një nga organizatat me të rendesishme në Botë ,”Open Gov Hub”  per qeverisjen e mirë, trasparencen , llogaridhenjen perfshirjen civile, luften kunder korrupsionit prioritete keto të administrates së Presidentit  Biden për promovimin e demokracisë. Pata kenaqesinë e madhe per disa ditë të marr pjese në trajnime dhe takime me vlere të drejtuara nga zonja Nada Zohdy një nga protagonistet kryesore në lidhjen mes organizatave amerikane dhe atyre arabe gjatë në zgjimin e “pranveres arabe” !

Per fat të mirë sëfundi “Open gov hub” ka hapur degen e saj në Tiranë me drejtor ekzekutiv  z. Edison Frangu. Fakti që zonja Zohdy  një personalitet i spikatur i të drejtave të njeriut dhe promovimit të vlerave të demokracise dhe drejtuese e mbi 60 organizatave nderkombetare së shpejti do vizitojë Shqiperinë është një shënjë e forte e vemendjes së shtuar të SHBA mbi vendin tonë”, shkruan Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad