Andi Bejtja dhe Agron Gjekmarkaj janë ndër figurat e para publike që kanë reaguar në lidhje me largimin nga detyra të Edvin Shvarc, i cili prej rreth 19 vitesh mbante postin e drejtorit të marrëdhënieve me jashtë në Presidencë.
Deputeti demokrat i kërkon Begajt ta rikthejë në detyrë, duke u shprehur se korrigjimi i gabimit nuk merret për dobësi, por mund të shihet si një gjest i mirë.
Shkrimi i Gjekmarkajt:
Duke lexuar një shkrim të Andi Bejtjes mora vesh që presidenti i Republikes Bajram Begaj kishte liruar nga detyra ose me qartë të themi e kishte hequr nga puna Edvin Shvarcin, i cili ka punuar aty me kater nga krerët e shtetit!
Nuk e di cili është motivi po në vendin tonë në pergjithesi ato janë subjektive për të hequr dikë që ti hapet vend dikujt!
Për më shumë se tre vjet kam qënë pjesë e stafit të presidentit Bamir Topi, aty e kam gjetur dhe aty e kam lënë Shvarcin! Nuk e kam patur as mik, sepse ai nuk afrohej shumë, por as antipasti jo, sepse ai ishte korrekt dhe i respektueshem me të gjithë pa i ikur tentacionit per humor elegant. Ai të linte pershtypjen si pakukush tjeter që atë e mbron puna e tij dhe ligjet e shtetit, jo raportet personale dhe miqesitë. Një qasje hebraike ndaj të dyjave kishte.
E bënte si askush tjeter punen e vet, atë të perkthyesit po e po por edhe të drejtorit. Solid në kulturë jo thjesht si biri i Shvarcit të madh por i studimeve në Shqiperi e Amerikë, leximeve, perkthimeve, ngulmimit të tij. Një anglishtfoles i persosur. Pa drojë i bëntë nder zyres ku punonte, i jepte asaj dinjitet dhe rracionalitet, rregull e korrektesi.
Sot është i papunë. Sa keq. Edvini do ta gjejë një punë me siguri por Presidenca e Republikes zor e ka ta zevendesojë me një të ngjashem sepse realisht ai ska të ngjashem në perpikmerinë dhe skrupolozitetin që e krakterizon.
Persona me kaq eksperiencë në çdo vend të Europes mbeshteten, promovohem ndersa tek ne i hedhim në rrugë. Pershtypje bën e dhemb më shumë kur këtë e ben presidenti i Republikes të cilin nuk e pershkruajnë për burrë të keq nga pikpamja njerzore se nga ajo publike nuk po merrem.
Dikush mund ti thote Shvarci nuk është i yni, një tjeter me gjej një vend pune per djalin, nusen, motren etj por Presidenca e Republikes nuk duhet të jete vend qokash të rendomta, po simbol i shumë ekulibrave të Kushtetutes, të respektimit të shtetit, të dinjitetit të zyrtarit, të tradites, të krahinave, të feve, të minorancave e shumëçkje që shfaqet si komponent i shoqerisë sonë!
Zoti president ktheje Shvarcin aty ku ishte, ky gjest mund të të merret per mirë, si gjest i njeriut që di të kuptojë gabimet e veta, keshillat e keqia dhe kerkesat mujshare. Korigjimi i gabimit nuk është dobesi. Kur shembulli mungon në Presidencë, kur shteti goditet bash aty në ligj por edhe në mistiken e tij mbrojtese për më poshtë mbetesh pa tekst!