“Gjel i Agrares që përfaqëson pula e zogj”, Agron Duka i përgjigjet menjëherë Edi Ramës: O robo, vezët e mia të pëlqenin… kështu burri je ti me një ‘R’

0
1628
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Agrare Agron Duka, i përgjigjet menjëherë kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të këtij të fundit paraditen e sotme. Rama, i sulmoi dhe ironizoi me radhë aleatët e Bashës.

“O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA. Nuk habitem më, kështu burri je, me një ” R ” tjetrën nuk e ke merituar kurrë.

Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët.  Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton…”, shkruan Duka.

Ndërkohë, më herët Rama e quajti Agron Dukën “…gjeli i agrares përfaqëson aq shumë pula, zogj, vezë, saqë për kotec i shkon vetëm Ministria e Ushqimit.”

“Agron Duka, do mbetet në historinë e estradave politike shqiptare, si i vetmi kryetar partie pas vitit 1912 i cili nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, të cilës ja justifikon emrin me faktin se vetë jeton me tagjinë e SHQUPIT, në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i agrares përfaqëson aq shumë pula, zogj, vezë, saqë për kotec i shkon vetëm Ministria e Ushqimit”, kështu u shpreh Rama sot, deklaratë pas së cilës reagoi Agron Duka.

Zjarr Tv Ad