Gjenden trupat e pajetë të nënës dhe 4 fëmijëve të saj të vegjël në një banesë në periferi të Parisit

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pesë trupa të pajetë janë gjetur në një qytet në veri-lindje të Parisit. Sipas mediave lokale, viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj të vegjël.

Trupat e tyre u gjetën një apartament rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të hënës në qytetin Meaux, i cili është pak më shumë se 41 km nga kryeqyteti francez.

Fëmijët janë përkatësisht të moshave 10 vjeç, 7 vjeç, 4 vjeç dhe 9 muajsh.

Trupat e tyre u zbuluan “rreth orës 21:00 pas një alarmi të dhënë nga të afërmit të shqetësuar pasi nuk kishin arritur të kontaktonin me ta”.

Ndërkohë raportohet se policia është në kërkim të babait 33-vjeçar, i cili është i dyshuari kryesor i vrasjeve.

Prokurori Jean-Baptiste Bladier konfirmoi për mediat franceze se shërbimi i policisë gjyqësore të Versajës po hetonte.

Një hetim për “vrasje me dashje me paramendim” është hapur nga kryefamiljarit.

Zjarr Tv Ad