Gjendet i mbytur në ish-kantierin detar punëtori i Portit Durrës

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si ish-kantieri detar brenda Portit të Durrësit. Policia dhe polumbarët kanë shkuar menjëherë në vend të njoftuar nga punëtorët e portit dhe kanë nxjerrë trupin e pajetë nga uji.

Pas këqyrjes paraprake, policia ka deklaruar se trupi i përket shtetasit Xhelal Skënderi, një punëtor i Portit të Durrësit. Ndërkaq një grup hetimor i ngritur për ngjarjen po punon për zbardhjen e rrethanave.

Zjarr Tv Ad