Gjendet i pajetë në rrugë 66-vjeçari/ Ja çfarë thotë policia…

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 66-vjeçar me iniciale V.Dh, është gjetur pa shenja jete në rrugë ditën e sotme në Arapaj të Durrësit.

Policia njofton se nga vëzhgimi paraprak, nuk janë konstatuar shenja dh*une dhe dyshohet se ky shtetas, ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë: Më datë 30.09.2020, rreth orës 08:15, në Arapaj, Durrës, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, shtetasi V. Dh., 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës.

Nga vëzhgimi paraprak, nuk janë konstatuar shenja dh*une dhe dyshohet se ky shtetas,ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Zjarr Tv Ad