Gjendet i vdekur në kanal një 23-vjeçar në Fier, dyshimet e para

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është gjetur mëngjesin e kësaj të hëne një trup i pajetë në një kanal në periferi të qytetit të Fierit. Policia gjithashtu ka konstatuar edhe një makinë tip “Reno” të braktisur në këtë zonë, ndërsa nga dyshimet e para thuhet se viktima është nxjerrë nga mjeti dhe më pas është ekzekutuar.  Sipas policisë,  23-vjeçari është qëlluar me thikë në fyt dhe për fat të keq ka humbur jetën.

Gjithashtu ka dyshime të forta se viktima, Florian Selimi, 23 vjeç, mund të ketë ndaluar në Sulaj të Fierit për të rregulluar një defekt pasi makina u gjet me kofano të hapur.  Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë ngritur disa pista hetimi. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Zjarr Tv Ad