Gjendet kokainë në Shtëpinë e Bardhë pas vizitës nga djali i Joe Biden

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shërbimi Sekret Amerikan ka nisur hetimet pasi ditën e dielë u gjet një substancë në Shtëpinë e Bardhë, prej të cilës ndodhi dhe një evakuim i përkohshëm.

Zbulimi erdhi dy ditë pasi djali i presidentit amerikan, Joe Biden, 50-vjeçari Hunter Biden vizitoi Shtëpinë e Bardhë të premten, gjë që ka nxitur spekulimet nga mediet se djali i presidentit është i varur nga lëndët narkotike dhe kokaina në shtëpi është e atij.

Një zëdhënës i Shërbimit Sekret, tha sese substanca po i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të përcaktuar se çfarë është dhe autoritetet po hetojnë se si hyri në Shtëpinë e Bardhë. Më pas, nga testet paraprake substanca rezultoi pozitive për kokainë.

Zbulimi i kokainës shkaktoi një alarm sigurie dhe një evakuim të shkurtër të rezidencës, Presidenti Biden nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë sipas zyrtarit.

Zëdhënësi nuk pranoi të thoshte konkretisht se ku në Shtëpinë e Bardhë u gjet substanca ose si ishte paketuar. Ai tha se u gjet nga anëtarët e Divizionit të Uniformave të Shërbimit Sekret duke kryer kontrolle rutinë nëpër ndërtesë.

Zjarr Tv Ad