Gjendet me plagë në kokë në rrugë, vdes në spital 35-vjeçari

0
208
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen mbremjen e djeshme në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka shkuar me plagë të rënda ne koke. Arben Gjeci nga Zallbastari  është gjetur i plagosur në kokë në anë të rruges dhe u transportua menjëherë në spital, por nuk arriti te mbijetonte.

Mjekët thonë se vdekja ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të mëdha në kokë për shkak të përplasjeve ose goditjeve.

Policia nisi menjëherë hetimet dhe nga dëshmitë e para u dyshua për një rënie nga lartësia.

Por rezultatet e autopsisë treguan se 35-vjeçari kishte katër plagë në kokë, ç’ka ngre dyshime se ai mund të jetë goditur me sende të forta.

Policia ka shoqëruar disa persona, pasi nga hetimet paraprake, rezulton se 35-vjeçari ka patur një konflikt në fshat, dhe policia po heton për të zbardhur ngjarjen. Janë marrë në pyetje familjarët pasi dyshohet se viktima ka pasur lidhje me një grua të martuar, çka mund të ketë sjellë konflikt dhe më pas vrasjen e tij.

Zjarr Tv Ad