Gjendet nëndetësja e zhdukur

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marina argjentinase njoftoi se disa studiues kanë gjetur nëndetësen “ARA San Juan” në thellësitë e Atlantikut. Gjetja e mjetit lundrues me 44 anëtarë të ekuipazhit që humbën jetën në bord, erdhi një vit pas zhdukjes së nëndetëses.

Mjeti nënujor u zbulua në 800 metra thellësi në ujërat në afërsi të gadishullit Valdes në Argjentinë. Nëndetësja u gjet nga një robot nëndetës i kontrolluar nga anija amerikane “Ocean Infinity”.

Ky robot ishte angazhuar për kërkimin e fundit të mjetit lundrues të zhdukur. Nëndetësja ushtarake argjentinase humbi çdo kontakt me autoritetet në 15 Nëntor të 2017-s. Një javë më pas, Marina pranoi se 44 anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur pasi mbaroi oksigjeni i nëndetëses.

Zjarr Tv Ad