Gjendet një mjet i djegur në Shkodër/Ja për çfarë dyshohet

0
8

Një autoveturë është gjetur e djegur mesditën e sotme në rezervuarin e Shtodrit, 4 km larg qytetit të Shkodrës.

Dyshohet se mjeti është përdorur në vepra krim.inale.

Nga policia e Shkodrës nuk ka ende detaje në lidhur me mjetin e djegur, ndërkohë që hetimet vijojnë për rastin.

Shkodra është prej kohësh një prej qyteteve më problematike sa i takon ngjarjeve kri.minale, ku bandat lajnë hesapet mes tyre.