Gjendet një vajzë e mbytur në Durrës

0
13

Trupi i pajetë i një vajzë është gjetur paraditen e sotme në Durrës. Viktima është e moshës 25-30 vjeç.

Burime nga policia thanë se ngjarja është evidentuar pranë zonës që njihet si ‘Pista Kosova’.

Policia kufitare e ka nxjerrë trupin e pajetë në breg,

Ende nuk dihet identiteti i vajzës së mbytur, ndërsa trupi po dërgohet në morg.

Policia e Durrësit/ Informacion paraprak

Më datë? 03.11.2019, në lagjen nr 13 Plazh-Durrës, është gjetur e mbytur në det, një shtetase e moshës afërsisht 25-30 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.