Gjendet pa jetë gazetari dhe analisti i njohur i mediave ruse

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Raportet e mediave nga Rusia bëjnë të ditur se gazetari dhe analisti politik, Igor Malashenko, është gjetur i vdekur në Spanjë më 25 shkurt. Malashenko ka qenë bashkëpronarë i kompanisë televizive NTV në vitet 1990. Ai ka qenë edhe ish shef i Radio Televizionit shtetëror rus Ostankino. Më 1996, Malashenko ka qenë këshilltar kryesor i fushatës presidenciale për rizgjedhje të presidentit, Boris Yeltsin. Gazetari i vdekur Malashenko ka themeluar edhe rrjetin Media-Most më 1997. Ai gjithashtu ka udhëhequr televizionin RTVI si dhe ka kryesuar fushatën zgjedhore të gazetares dhe prezentueses televizive, Ksenia Sobchak, për zgjedhjet e presidenciale ruse, në mars të vitit 2018. Ajo kishte fituar rreth 1.7 përqind të votave krahas presidentit, Vladimir Putin, i cili kishte fituar shumicën.

Zjarr Tv Ad