Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjendet një guaskë e konservuar në rrëshirë. Ky zbulim është dëshmia më antike, pasi sipas analizave rezulton se, mosha e ambrës është 99 milionë vjeçare. Pavarësisht se ky thesar natyror i lashtë është vetëm 5 milimetra, mbart në të informacione shumë të rëndësishme që do të bëjnë të mundur të njohim më hollësisht guaskat që jetonin në kohën e dinozaurëve.

Minerali është gjetur në veri të Myanmar dhe në vitin 2017 u ble nga një koleksionist privat fosilesh. Më pas është lejuar të bëhen analiza dhe të studiohet dhe sot mbërrin rezultati i moshës. Veçantia e këtij fosili është se në ambër janë ruajtur edhe pjesët e buta të guaskës në brendësi të saj, sikur të ishte e gjallë dhe kjo është hera e parë që gjendet një e tillë e plotë.

Studimi është kryer nga eksploruesja e National Geografic, Lida Xing e Universitetit kinez të Gjeoshkencave të Pekinit dhe është publikuar në revistën shkencore Cretaceous Research.
Autorët shpjegojnë se guaska ka rënë brenda rrëshirës së pemëve rreth 100 milionë vjet më parë dhe ka mbetur aty duke u fosilizuar.

Zjarr Tv Ad