“Gjendja në arsim është alarmante”, Bujar Kapexhiu ngre shqetësimin: Të hiqet mesatarja për shkollat me konkurs, qindra studentë me talente po mbeten pa shkollë

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Regjisori dhe artisti Bujar Kapexhiu ka marrë pjesë sot në takimin e Sali Berishës me pedagogët  për të folur mbi  sfidat e arsimit të lartë.

Në fjalën e tij Kapexhiu tha se arsimi është në një situatë alarmante dhe se duhet një ndryshim i madh në system.

Ndër të tjera ai është shprehur i pakënaqur në lidhje me mesataren që kërkohet në shkolla, e sidomos kur bëhet fjalë për ata që janë me konkurs, që si bazë duhet të kenë konkursin dhe jo mesataren.

“Gjendet është alarmante duhet një revolucion një ndryshim i madh. Duke marrë një gjë vetëm nga ligji dua të kap atë që në këto vite kanë mbetur me qindra student pa shkollë. U vendos një mesatare për një shkollë të përgjithshme, por u vu mesatare edhe për ata që janë shkolla me konkurs. S’kisha lidhje me shkollën dhe kam vajtur nga ministria për të diskutuar këtë problem, duke kërkuar që këtë ta hiqnin.

Duke vajtur dhe diskutuar me këta njerëz, me ata që e vendosën këta ligj më thanë kur të vijnë ata tuajt le të jenë me 4 jo më gjashtë. Ju lutem juve të “mijëve” lë të vendoset konkurse, e të hiqet mesatarja.

Prandaj të hyjnë talented në shkolla, unë jam me ata që janë të talentuar” tha Kapexhiu.

Zjarr Tv Ad