Gjeorgjia ka zgjedhur presidenten e parë grua. Salome Zurabishvili që do të marrë postin në 16 dhjetor, është presidentja e fundit që zgjidhet nga populli, pasi kreu i ardhshëm i shtetit do të zgjidhet nga parlamenti.
Salome Zurabishvili është zgjedhur presidentja e re e Gjeorgjisë, gruaja e parë që mban këtë post, me 59 për qind të votive kundër 40 për qind të kandidatit tjetër Grigol Vashadze. Në raundin e parë që u mbajt në fund të tetorit, kishte marrë 38.63 për qind të votave. Zurabishvili, e cila ishte zgjedhur si e pavarur në parlament dy vjet më parë, mbështetej nga Sogno Georgiano, partia aktualisht në qeveri, e themeluar në 2012-ën nga miliarderi Bidzina Ivanishvili, ndërsa Vashadze ishte kandidate e opozitës.
Ajo do të marrë postin në 16 dhjetor. Kjo është hera e fundit që në Gjeorgji presidenti zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, si pasojë e një reforme kushtetuese e miratuar një vit më parë. Tashmë presidenti i vendit do të zgjidhet nga parlamenti, do të humbasë shumë pushtet dhe do të ketë një funksion ceremonial dhe përfaqësues.