“Gjërat janë çdo ditë edhe më keq!” Kriza energjitike, Rama: Qytetarët të investojnë në vetprodhim, do i mbështesim për të vendosur panele diellore

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministir Edi Rama ditën e sotme gjatë takimit të tij me me importuesit, eksportuesit dhe përfaqësuesit e zinxhirit me mallrat e shportës, ka folur dhe mbi krizën energjitike. Rama theksoi se në këtë periudhë në të cilën ndodhemi problemi i vetëm nuk është rritja e kosotos, por mungesa e energjisë.

Kryeministri shfletoi disa plane të qeverisë për përballimin e kësaj situate dhe mos rëndimin e xhepave të qytetarëve. Ai tha se bizneset e mëdha duhet të mendojnë që të investojnë në vetëprodhim, ndërsa familjarët do të mbështeten nga qeveria për të vendosur panele diellore.

“Gjërat janë çdo dit dhe më keq në pasqyrën e përgjitshme të furnizimit me energji. Aq e vërtetë është kjo sa të gjitha vendet po gjenden në një situatë të paparishikuar rritje të vazhdueshme të ccmimeve të energjisë. Nga ana tjetër problemi themelor, nuk është thjesht rritja e kostove por është edhe mundësia e mungesës së energjisë. Që të dalësh në treg dhe mso ta gjesh. Ne kemi marrë përsipër diccka që e  konsiderojmë absolutisht bazë për të mbajtur nëj frymëmarje normale për një kohë të vështirë për të gjithë. Mos rritjen e çmimit të energjisë për të gjithë familajrët dhe biznein e vogël. Ndërkohë, që për pjesën tjetër sigurisht që duke qenë se prej kohe jemi në marrëdhënie të tregut të lirë aty është një diskutim tjetër.

E para bizneset e mëdha duhet seriozisht të mendojnë që të investojnë në vetëprodhim. Vetëprodhim të energjisë pa pretenduar që të bëhen prodhur për të gjithë sistemin sepse kjo pastaj për kohën që jemi është diccka që konsdierohet e rrezikshme për sistemin. Për futjen në rrjet të energjisë ku nuk përdoret.

Ne po përgatisim një plan për të mbështetur familjarët, nëse familjet në një pallat duan të investojnë për të vendosur panele diellore për përdorimi ne tyre, për ujin e ngrohtë, dhe njëkohësisht për bizneset nëse do duan të prodhojnë energji për fabrikën e tyre gjatë gjithë ditës problemi  bazë i shkëmbimit aty është mundësia për ta pasur ditën dhe pamundësia për ta pasur natën gjë që bën nevojën për shkëmbim. Por, në kushtet e një biznesi që aktivtein e ka gjatë ditës kjo është më arsyeshme.

Sigurisht është një investim jo i vogël në fillim, por me një afat të mesëm dhe të gjatë është një investim fitimprurës. Do doja që ju të ishin në pararojë dhe ne do bëjmë çmos që të gjejmë rrugë mbështetje, por gjithmonë pa përfshirjen në rrjet, pra rrjete autonome për këtë kohë”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad