Biznesmein Gjergj Luca falenderon kompaninë EMAAR për investimin bën në Shqipëri.
Kompania EMAAR do të investojë rreth miliardë euro për transformimin e portit të Durrësit në port turistik, do të krijojë një nga mjediset më të bukura në Adriatik për shumë e shumë vite të ardhshme dhe do të ketë një impakt të madh për rritjen e cilësisë së jetesës.
Projekti i cili do të kryhet tërësisht nga investitori dhe zero lek nga buxheti i shtetit parashikon edhe një mori investimesh transformuese, facilitetet, ndërtimet, infrastrukturën, zhvillimin e plazhit përfshi portin e marinës natyrisht, si dhe përgjatë të gjithë perimetrit përpara portit. Marina e re e Durresit parashikohet te jete me e madhja ne Adriatik.
Biznesmeni dhe sipërmarrësi global i Emirateve, Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties” e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall, ka deklaruar më herët se investimi do të bëjë që të ngrihet vlera në Durrës dhe në Shqipëri. Ai shpreh besimin se ky investim do të frymëzojë investitorë të tjerë për të ardhur në Shqipëri.
‘Faleminderit Emmar për çfarë po bën për vendin tonë”- shprehet Luca në postimin e tij.
E plotë:
“Para madhështisë së punëve të këtij njeriu, duhet me dalë më kokën poshtë, jo me kokën lart, për çfarë ka hequr prej fjalëve tona.
Faleminderit Emmar për çfarë po bën për vendin tonë! “