Gjergj Luca, pret qeverinë në Fish City me bannerin: “Lehjet e fundit përpara se të hymë në Evropë!”

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjergj Luca edhe kësaj here, ka gjetur një mënyrë origjinale për të reaguar, për të qenë në fokus të vëmendjes së medias dhe opinionit publik, për t’u përfshirë në atë që ai vijon ta ketë “Kalë betejë”, jo si politikan, por si biznesmen dhe qytetar, hyrjen e Shqipërisë në BE.

Kësaj here ka qenë banneri me mbishkrimin, “Lehjet e fundit përpara se të hymë në Evropë!”, e vendosur në “Fish City”, ajo që ndoshta ka bërë shumë më shumë lajm, se sa vetë takimi që Kryeministri kishte organizuar në Fish City, Labinot-Fushë me deputetët.

Mbledhja informate, nën hijen e kësaj banderole dhe alegorinë e këtij përkufizimi, “Lehjet e fundit përpara se të hymë në Evropë!”, që më shumë se është, don të thotë, vjen rreth dy javë pas takimit në Dajt më 1 Shtator, ku kryeministri dhe kryetari i PS foli me kabinetin qeveritar për 8 orë e 30 minuta. Po ashtu, ai pason mbledhjen e Asamblesë Kombëtare në Durrës, e cila zgjodhi Kryesinë e re të Partisë Socialiste, dhe drejtues e rinj politikë në qarqe.

“Hapa sytë në mëngjes kur ç’të shikoj. Nga Kosova, gazetarë e deputetë të pakënaqur me pushtetin atje, këtu më kishin sjellë një dhuratë.

Një banner të madh ku lexohet “Lehjet e fundit përpara se të hymë në Evropë!”, shkruan Gjergj Luca në rrjetet sociale, duke dëshmuar vendosmërinë e tij për të lobuar për hyrjen e Shqipërisë në Evropë, për të rritur shanset dhe mundësitë që biznesi shqiptar, por edhe progresi i shoqërisë dhe e ardhmja e shqiptarëve, të jetë e vlerësuar dhe e shpërblyer, duke u pranuar në familjen e madhe evropiane, pjesë e së cilës shpirtërisht dhe historikisht është, por që pret të konfirmohet edhe politikisht.

Banneri që u ekspozua në Fish City, tregon Ramën, i cili del triumfues, nga ferri i të lehurave të qenve të një politike konfliktuale, denigruese dhe dezinformuese e opozitës, si Moisiu që u shfaq në Malin Sinai, me dhjetë urdhëresat e shenjta. Paralelizmi i alegorisë së këtij banneri tregon se fati i Shqipërisë përballë integrimit në BE është i njëjtë si ai i izraelitëve të ikur nga Egjipti. Idealizimi artistik i bannerit mund të lexohet ndryshe, por fakti se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është jetike për të ardhmen e Shqipërisë dhe vendin që meritojnë shqiptarët në histori, si popull me shpirt dhe pikëpamje perëndimore.

Zjarr Tv Ad