Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Durrës për të inspektuar punimet e rindërtimit.
Më pas ai është shtruar për një drekë me disa peshkatarët të qytetit të Durrësit.
Ajo që vihet re është se në krye të tavolinës është biznesmeni Gjergj Luca, i cili pak kohë më parë u përplas fizikisht me kandidatin për deputet të PD-së, Luçiano Boçi.
Një prej peshkatarëve i ka kujtuar premtimin që i ka dhënë atyre se do ta bëjë Portin e Durrësit me të njëjtin standard si ai i Vlorës.
“Nuk kam ardhë në Durrës për të marrë vota, por për të bërë histori. Mos u shqetësoni për Portin e Vlorës, më parë nuk ishin kushtet kjo është edhe arsyeja që projekti në Durrës nuk u finalizua. Ne kemi marrë fondin dhe tani jemi në rregull”, tha Rama.