Gjermani, bisedimet në fazën finale

0
230
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Gjermani, CDU dhe SPD kanë nisur fazen finale të negociatave për formimin e qeverisë, me shpresën se vullneti pozitiv do të mposhtë ndasitë e shumta që kanë dy partitë e mëdha. Merkel dhe Martin Schulz, e kanë pranuar faktin që palët kanë mospërputhje programore, por u shprehën optimistë mbi mundësinë e gjetjes së linjës së përbashket. Vonesat për krijimin e kabinetit, kanë ndikuar negativisht për Kancelaren Merkel, ndërsa një sondazh tregoi se 46% e Gjermanëve janë kundër një mandati të katërt për Zonjën e Hekurt.  Ndonëse kanë ndasi të mëdha për cështjet që po diskutojnë, CDU dhe SPD kanë nisur më një frymë optimiste fazën e fundit të negociatave që mund të konkludojnë me formimin e një tjetër koalicioni me bazë të gjerë. Të paktën kjo është lënë të kuptohet nga deklaratat e krerëve të dy partive, Angela Merkel dhe Martin Schuls. Në prononcimin e saj për mediat, Kancelarja e cila është në kërkim të një mandati të katërt qeverisës, u shpreh se palët, pavarsisht ndasive të shumta, kanë vullnet pozitiv për gjetjen e gjuhës së përbashket. “Tani ne duhet të tregojmë qëndrimet tona dhe të identifikojmë mosmarrëveshjet. Mendoj se është e drejtë të them që ka ende pika për të cilat duhet të flasim. Kemi vullnet pozitiv për t’i tejkaluar pengesat, por ka ende shumë punë përpara nesh.”  Në të njëjtën linjë qëndroi edhe lideri i social-demokratëve, Martin Schuls. “Ne jemi në një fazë ku duhet të flasim në mënyrën më serioze të mundshme dhe të shohim me detaje kontratën qeverisëse. Do të mundohemi të identifikojmë zona ku mund të vendosim kompromis.”  Koha e humbur për formimin e një koalicioni qeverisës ka ndikuar negativisht për imazhin e Kancelares, Angela Merkel. Një sondazh i realizuar së fundmi tregoi se 46% e gjermanëve mbeten kundër një mandati të katërt për Zonjën e Hekurt, që mund të përbëjë ndoshta edhe shkallën më të ulët të pranueshmërisë së Merkel gjatë viteve të saj të qeverisjes.

Zjarr Tv Ad