Gjermani, ”Der Spiegel”: Hetime mbi ushtrinë gjermane pas infiltrimeve neonaziste në KSK

0
7

Trupa e elitës së ushtrisë gjermane, KSK, ka qenë gjithnjë e më shumë në shënjestër të shërbimeve sekrete (MAD) të Berlinit për shkak të një devijimi neonazist që është shfaqur në radhët e saj, sipas së përjavshmes ”Der Spiegel” bazuar në një shkrim konfidencial drejtuar një komisioni të kontrollit parlamentar.

“Numri i hetimeve mbi ekstremistët e djathtë që dyshohen mes ushtarëve të ‘Komandos Spezialkräfte’ të Bundeswehr është rritur dhe ushtria gjermane është kthyer në çështjen kryesore të punës së MAD”, shkruan nënsekretari i këtij komisioni, Gerd Hoofe.

Nëse në fillim të vitit ishin vetëm 10 raste, numri është dyfishuar për disa muaj dhe është më i lartë se mesatarja për një njësi, që numëron rreth 1 100 trupa.

“Një grup ushtarësh është bërë objekt i një hetimi në muajin prill 2017”, njoftoi gazeta.