Gjermania jep lajmin për krijimin e trenit me hidrogjen

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi i hekurudhës gjermane, sapo ka dhënë lajmin se po punohet për krijimin e trenit që fuqizohet me hidrogjen, që përshkon rreth 563 km rrugë. Qëllimi i këtij krijimi, është të shmanget ndotja e ambientit nga çlirimi i dioksidit të karbonit, ku pritet të zëvendësojë 1300 kg naftë të vjetërsuar.

Këto teste, do të nisin në 2024, e që do të zgjasin përreth një vit. Ky do të jetë i pajisur me dy vagonë, që kap shpejtësinë e 160 kilometër në orë për vetëm 15 minuta. Emrin ja kanë vënë Mireo Plus H, si dhe pritet të përshkojë tre qytete, që do të reduktojë emetimin e 330 tonëve dioksid karboni në vit, është shprehur kompania.

Mireo Plus H, do të fuqizohet gjithashtu, nga bateritë dhe qelizat e karburantit dhe do të konvertojnë hidrogjenin dhe oksigjenin në elektricitet. Ky tren, do të ketë një diapason 600 kilometërsh, që mendohet t’i shtohet edhe një vagon i tretë, për të kapur kështu 1000 kilometërshin.

“Qoftë i fuqizuar nga elektriciteti i linjës ajrore, apo nga hidrogjeni, kryesorja është që energjia vjen nga burime të ripërtëritshme. Ky vend, duhet të jetë pionieri i transportit hekurudhor modern”,ka thënë Ministri I Transportit gjerman, Windfriend Hermann.

Zjarr Tv Ad