Gjermani/ Popullsia ka arritur shifra rekord

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zyra e statistikave tha të premten se në fund të vitit 2018 në Gjermani janë regjistruar 83 milionë banorë, shifër e ndikuar edhe nga migrimi i njerëzve.Vlerësimi paraprak krahasohet me 82.8 milionë njerëz që ishin në vitin 2017, thuhet në raport.Shifra e migracionit është më e ulëta që nga viti 2012 dhe ka rënë ndjeshëm nga 2015, kur arriti në rreth një milion azil kërkues.Gjermania gjithashtu tërheq mijëra të rinj nga vende të tjera evropiane çdo vit, që shkojnë në vend për të studiuar ose punuar.Demografia është një çështje e diskutueshme në Gjermani, ku shumë zona rurale luftojnë me një popullsi në rënie.Ndërsa në qytetet e mëdha popullsia po rritet, duke nxitur rritjen e çmimit të pasurive të paluajtshme dhe qirave.Zyra e statistikave pret që popullsia të zvogëlohet në 79 milionë deri në vitin 2030, periudhë kur njerëzit e moshës 65 vjeç e lart do të përbëjnë 28 % të popullatës.

 

Zjarr Tv Ad