Azilantët në Gjermani janë kthyer tashmë edhe në problem financiar për shtetin Gjerman. Kostoja e kthimit të tyre në atdhe ka qenë objekt debate në Bundestagun Gjerman, ku kërkohet ndryshimi I kësaj procedure. SIpas mediave gjermane, numrin më të lartë të azilantëve të kthyer e ka Maqedonia e veriut dhe Shqipëria.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbajnë rekord për numrin e kthimeve të detyruara nga Gjermania në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022. Në gjysmën e parë të vitit 2022 autoritetet gjermane kanë dëbuar rreth 6 200 të huaj nga Gjermania. Drejt Maqedonisë së veriut janë dëbuar rreth 450 persona, në Shqipëri mbi 400, ndërsa në Kosovë Gjermania ka kthyer me detyrim 130 ish-azilkërkues. Të dhënat janë bërë të ditura nga qeveria gjermane në një përgjigje me shkrim ndaj pyetjes së grupit parlamentar të partisë opozitare, që ngriti shqetësimin për kostot e larta të shtetit gjerman për dëbimin e këtyre azilantëve.
Grupi parlamentar e Majta e ka kritikuar ashpër praktikën e dëbimit pasi në gjysmën e parë të vitit 2022, nga Gjermania janë dërguar në destinacion për riatdhesim rreth 35 persona me 11 avionë “mini charter”. Gjithsej 167 nëpunës policie kanë qenë në detyrë për të garantuar sigurinë gjatë ekstradimit. Vetëm për avionët në dokumentin në fjalë, shteti gjerman ka paguar gjatë gjysmës së parë të vitit 580 mijë euro. Për këtë problem, opozita gjermane kërkon q ëtë ndryshohen praktikat e dëbimit apo të parandalimit të azilantëve.
Burimi: Syri.net