Gjermania dhe Franca po luftojnë për pozicionin e liderit evropian në NATO

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Franca dhe Gjermania garuan për të fituar udhëheqjen evropiane në NATO të mërkurën në Bruksel, gjatë takimit të parë të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, pasi Presidenti mrancez Emmanuel Macron tha se Aleanca ishte në “vdekje klinike”.

Një debat publik mbi natyrën e paktit ushtarak po zhvillohet përpara një takimi dy javor të NATO-s në Londër për të shënuar 70 vjetorin e organizatës.

Çështja e besimit te Presidenti amerikan Donald Trump, pushtimi turk në Siri, i cili është kritikuar nga anëtarët e shumtë të Aleancës, dhe kritikat e ShBA-së se anëtarët evropianë nuk ndajnë mjaftueshëm fonde për mbrojtjen janë disa nga problemet me të cilat përballet NATO-ja.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha në takim se Evropa nuk duhet të ndahet nga Shtetet e Bashkuara dhe sugjeroi që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të krijojë një komision ekspertësh për të diskutuar çështjet strategjike.

Më vete nga propozimi i Berlinit, Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian gjithashtu ngriti idenë e një grupi “personash të mençur” për të marrë në konsideratë të ardhmen e NATO-s, i thanë dy diplomatë Reuters.

Macron, në një intervistë me The Economist më 7 nëntor, bëri thirrje për një integrim më të madh evropian të mbrojtjes, për të qenë në gjendje t’i përgjigjen krizave pranë kufijve evropianë më shpejt, pa NATO-n ose Shtetet e Bashkuara.

Ai paralajmëroi për mungesën e bashkërendimit të aleatëve evropianë nga njëra anë dhe Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë nga ana tjetër.

“Gjëja e rëndësishme është që krahu politik i NATO-s është forcuar,” u tha Maas gazetarëve.

“NATO është gjaku i jetës së Evropës,” theksoi ai.

Le Drian nuk foli publikisht të mërkurën, por disa diplomatë thanë se Parisi po kërkon të shtrojë për diskutim disa pyetje tabu, siç është cilësia e udhëheqjes amerikane, duke pasur parasysh deklaratën e mëparshme se NATO ishte e vjetëruar.

“Bëhet fjalë se kush do të jetë udhëheqësi natyror i Evropës: Parisi ose Berlini, ose ndoshta së bashku, dhe në çfarë drejtimi po shkon NATO,” tha një diplomat i lartë i NATO-s.

Zjarr Tv Ad