Duke filluar nga dita e dielë, më 20 qershor, shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë pa qenë nevoja të justifikojnë arsyen e udhëtimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ka qenë vetë Ministria gjermane e Punëve të Brendshme e cila ka bërë me dije se shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit.
Ky vendim i qeverisë gjermane ka ardhur pas deklaratës së Bashkimit Evropian ku hoqën kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke përfshirë, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në listën pozitive të Gjermanisë janë shtuar veç këtyre tre vendeve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera: .
Shqipëria (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Australia
Hongkong (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Izraeli
Japonia
Libani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Macau (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Zelanda e Re (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Maqedonia e Veriut (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Serbia (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Singapori
Korea e Veriut
Tajvani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Tajlanda
ShBA (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)