Gjermania i dhuron Policisë së Shtetit pajisje me vlerë rreth 200 mijë euro

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjermania i ka dhuruar Policisë shqiptare të Shtetit automjete dhe pajisje me vlerë rreth 200 mijë euro. Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Suzane Schutz dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu nënshkruan sot protokollin dhurimit të tyre, në praninë e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Schutz theksoi se kjo tregon bashkëpunimin e mirë që ekziston mes dy vendeve.

Schutz: “Sot patëm mundësinë për të dhënë një ndihmë në pajisje, me vlerë të përgjithshme prej 200 mijë eurosh, e cila tregon edhe njëherë në mënyrë simbolike, bashkëpunimin mjaft të mirë që ekziston mes dy vendeve tona, e që në të ardhmen do të konsolidohet edhe më tej.”

Ministri Lleshaj falenderoi ambasadoren Schutz për dhurimin e automjeteve, që do shërbejnë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Lleshaj: “Sot jemi tek Task Forca Speciale ku sapo nënshkruam një protokoll për marrjen e një ndihme të konsiderueshme,  e cila i adresohet Task Forcës “Forca  e Ligjit”, pra i adresohet luftës kundër krimit të organizuar. Ndërkohë që para pak javësh, ne patëm mundësinë që të mirëpresim një paketë tjetër të rëndësishme ndihme që i adresohej kufirit.

Me këtë rast falënderoj Ambasadoren, falënderoj Policinë gjermane, Qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme, një mbështetje, e cila i adresohet forcimit të parametrave të luftës kundër krimit të organizuar, i cili është parakusht i  rëndësishëm për të përshpejtuar ecjen e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave me BE.”

Këto mjete do të përdoren kryesisht nga Policia Kriminale dhe Task Forca Speciale, e cila është ngritur për të luftuar grupet kriminale në Shqipëri ose jashtë vendit.

 

 

Zjarr Tv Ad