Gjermania jep 2 milionë euro për zhvillimin rural në Shqipëri

0
3

Bujqësia mbetet një nga sektorët prioritarë në ekonominë shqiptare. Për një zhvillim të qëndrueshëm si dhe për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve ‘Made in Albania’,  qeveria gjermane do të financojë një projekt të ri me vlerë 2 milionë euro.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi dhe drejtori i GIZ, Hannes Cassens.

Bledi Çuçi: “Plani me strategjitë për zhvillimin rural me fokus përafrimin me Bashkimin Europian, dhe kryesisht për të rritur kapacitetet për përthithjen e fondeve të IPARD-it. E dyta që është shumë e rëndësishme, divesifikimi i portofolit lidhet me promovimin e zinxhirit të vlerës për produkteve shqiptare.”

Pas implementimit të këtij programit të parë, tha ministri, do të kemi edhe një marrëveshje.

Bledi Çuçi: “Besoj do kemi edhe një marrëveshje tjetër, një fond, që përtej 2 milionshit paketa të shkojë në 10 milionë. Mendoj që ky program ka për të qenë model i mirë për ta vazhduar bashkëpunimin tonë në fushën e zhvillimit rural si një nga fushat më të rëndësishme.”

Gjatë vitit 2018 eksportet e prodhimeve bujqësore njohën një rritje të ndjeshme prej 110 milionë eurosh